FIFA ka pranuar pjesërisht ankesën e Federatës Argjentinase të Futbollit për sanksionet e vendosura pas incidenteve në finalen e Botërorit 2026 ndaj Spanjës.
Dënimi i Nahuel Molinës është reduktuar nga shtatë në katër ndeshje pezullim, ndërsa gjoba e tij është ulur nga 90 mijë në 60 mijë dollarë.
Në anën tjetër, Leandro Paredes do të mbetet i pezulluar për 10 ndeshje dhe me gjobë prej 90 mijë dollarësh.
Federata Argjentinase ka bërë të ditur se do t’i kërkojë FIFA-s arsyetimin e vendimeve, me synimin për t’i apeluar ato në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Ndërkohë, edhe Federata Argjentinase është dënuar me 321 mijë dollarë gjobë dhe kufizime për numrin e tifozëve në ndeshjet e saj.
Teilen: