Një aksident fatal në punë ka shënuar një tjetër viktimë në sektorin e minierave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, më 7 nëntor 2026, në zonën minerare të Martaneshit, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima është shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos. Mësohet se gjatë procesit të punës në subjektin minerar, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda fizike, të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet e para hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik në punë.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 07.11.2026, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
/rtsh.al/