Saturday, 7. November 2026
Sport

Tensione para Ministrisë së Arsimit, studentët refuzojnë protestuesit e PD-së dhe kërkojnë largimin e tyre

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Momente tensioni janë regjistruar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku studentët që protestojnë prej javësh kanë kundërshtuar bashkimin e protestuesve të Partisë Demokratike në tubimin e tyre.

Ditën e sotme në kryeqytet janë zhvilluar dy protesta të ndara, njëra e organizuar nga studentët dhe tjetra nga Partia Demokratike.

Protestuesit e PD-së e nisën tubimin përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, me synimin për t’iu bashkuar studentëve që ndodheshin aty.

Por kjo lëvizje është kundërshtuar nga studentët, të cilët kanë kërkuar largimin e grupimit të PD-së, duke theksuar ndarjen e protestës së tyre nga ajo politike.

Situata ka krijuar momente tensioni përpara institucionit, ndërsa studentët kanë tentuar të largojnë protestuesit demokratë. Kjo është protesta e 26 e studentëve, ndërsa edhe më parë ata kanë refuzuar eksponentë të politikës që t’i bashkohen.

/rtsh.al/

Teilen: