Monday, 9. November 2026
Sport

Mungojnë Matoshi e Osmani te Kosova, Dellova në dyshim

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Dy futbollistë të ftuar nga selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Të hënën, janë konfirmuar mungesat e Valmir Matoshit dhe Erblin Osmanit që për shkak të lëndimeve nuk do të jenë për duelet me Izraelin dhe Finlandën.

Ndërkohë, në dyshim për grumbullimin e këtij muaji mbetet edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova që ka pësuar një lëndim të lehtë ditë më parë më ekipin e tij.

Të gjitha këto mungesa dhe dyshime, janë konfirmuar nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Shala ka thënë se mbetet të shihet gjendja e Dellovës, i cili është në garë me kohëm për t’u rikuperuar.

 

Teilen: