Tuesday, 10. November 2026
Sport

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë, në përballjen e dytë kualifikuese.

Ndeshjen e dytë kundër italianëve, në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028, Kosova e luan sonte nga ora 20:00, në udhëtim.

Për “Dardanët” do të jetë kjo ndeshja e tretë e këtij cikli eliminator, ndërsa ndeshjen e parë e fituan 3:2 ndaj Gjeorgjisë.

Italia i prin grupit me gjashtë pikë, duke e lënë Kosovën në vendin e dytë me tri pikë kurse Gjeorgjia është e fundit pa pikë.

Vetëm fituesit e 12 grupeve dhe katër kombëtaret më të mira të vendit të dytë bëjnë vend në “Elite Round”.

Tetë kombëtaret e tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin tutje nëpërmjet plejofit, ku vetëm katër prej tyre avancojnë në raundin e fundit të kualifikimeve, të njohur si “Elite Round”.

Teilen: