Tuesday, 10. November 2026
Sport

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës pas një kohe të gjatë për shkak të lëndimit.

Hajrizi u paraqit sot në stërvitje te “Dardanët” dhe tha disa fjalë për kamerat e FFK-së.

Ai është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin kombëtar.

“Kënaqësi e madhe që jam rikthyer. Shyqyr tani ka shkuar shumë mirë pas lëndimit. Stërvitja shumë mirë, po përgatitemi lojën shumë mirë. Si gjithmonë, atmosfera është shumë e mirë.

“Është mirë që luajmë në shtëpi. Shpresojmë një lojë të mirë dhe me tri pikë”, u shpreh Hajrizi për FFK.

Kosova të shtunën luan ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri” ndeshjen e parafundit të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Teilen: