Kylian Mbappe ka shkaktuar shqetësim në kampin e Kombëtares së Francës, pasi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e së mërkurës, vetëm një ditë para përballjes me Italinë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i Real Madridit ka qëndruar nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe ka kryer punë individuale, duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në seancën stërvitore.
Megjithatë, sipas raportimeve, Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur se Mbappe nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe se mungesa në stërvitje lidhet me menaxhimin e gjendjes së tij fizike.
Për momentin, paraqitja e tij ndaj Italisë nuk është vënë në dyshim, por vendimi përfundimtar pritet të varet nga gjendja e tij fizike.
Franca dhe Italia përballen të enjten në Milano, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Teilen: