Thursday, 12. November 2026
Sport

Akuzohet se bleu vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg dhe 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale banorëve të fshatit Stajkë, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Prokuroria pretendon se kryebashkiaku ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për infrastrukturën e energjisë elektrike, duke i përdorur ato për përfitime politike gjatë fushatës zgjedhore.

Seanca për paraqitjen e mbrojtjes është caktuar më 19 nëntor, në orën 10:00.

Në përfundim të procesit, gjykata do të vendosë mbi kërkesën e SPAK dhe përgjegjësinë penale të të pandehurit.

/rtsh.al/

Teilen: