Thursday, 12. November 2026
Sport

Përballje të forta në Ligën e Kombeve, vëmendja në “San Siro”

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

Liga e Kombeve do të vazhdojë me top-ndeshje në mbrëmje, ku do të ketë përballje interesante sidomos në kuadër të ligës A të kësaj gare.

Padyshim, ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Italisë dhe Francës, e cila nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “San Siro”.

Franca i prinë Grupit A1 me 10 pikë, tri më shumë se Italia, kombëtare që synojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Prej orës 20:45, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të ligës A por në kuadër të Grupit 3, ku Çekia përballet me Spanjën derisa Anglia e pret Kroacinë.

Spanja ka siguruar çerekfinalen pasi i prinë Grupit A3 me 12 pikë, duke e lënë pas vetes Anglinë me 9, pastaj Kroacinë me  dhe Çekinë pa pikë.

Teilen: