Thursday, 12. November 2026
Sport

Konflikt në Fier, plagoset me thikë një 55-vjeçar, arrestohet autori

GS 12/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në aksin rrugor Kreshpan–Cakran, në Fier.

Për ngjarjen është arrestuar një 59-vjeçar, me inicialet A. N., banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës 55-vjeçarin.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Teilen: