Sulmuesi i kombëtares gjermane, Brajan Gruda, ka debutuar me ekipin A në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe atë pikërisht në ndeshjen kundër Serbisë.
Dhe debutimi i tij u shënua edhe me një moment të veçantë.
Gruda, që mban edhe pasaportë shqiptare, shënoi gol në minutën e 50-të.
Goli i tij erdhi pas një super-soloaksioni të cilin Gruda e nisi vetë nga gjysmëfusha e vet, duke kaluar katër lojtarë kundërshtarë, dhe në fund duke mposhtur edhe portierin.
Gjermania po e mposht Serbinë 3-1 në Beograd.
Teilen: