Sunday, 15. November 2026
Sport

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

GS 15/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mediumi izraelit “Lanacion” ka reaguar ndaj qëndrimit të disa futbollistëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit të Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë intonimit të himnit izraelit, disa lojtarë të Kosovës janë parë me kokën e ulur, ndërsa nga tribunat e stadiumit pati edhe fishkëllima të shumta nga tifozët vendas.

Kjo situatë nxiti reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Mediumi izraelit i ka cilësuar fishkëllimat si “të turpshme, por jo befasuese”.

“E turpshme, por jo befasuese. Në fakt, nuk ishte vetëm tifozëria që nuk respektoi himnin e Izraelit. Si në ndeshjen e kaluar të ekipeve në këtë kampanjë, disa prej lojtarëve të Kosovës nuk e respektuan ‘Hatikvah-n’”, ka shkruar “Sport5”.

Mediumi ka përmendur edhe katër futbollistë të Kosovës, të cilët gjatë intonimit të himnit izraelit e kanë mbajtur kokën ulur.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më herët, pasi lojtarët e Irlandës kishin mbajtur qëndrim të ngjashëm gjatë himnit të Izraelit, në shenjë proteste ndaj këtij shteti për luftën në Palestinë.

 

 

Teilen: