Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pushimin e ekzekutimit të dënimit me 2 vite burg, me argumentin se ka kaluar afati i parashkrimit.
Llalla kishte pretenduar se nga momenti i dhënies së vendimit të dënimit në vitin 2021 kanë kaluar pesë vite dhe, për këtë arsye, kërkonte ndërprerjen e ekzekutimit të tij.
Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie. Ai ndodhet në Itali, ku u largua përpara se vendimi i dënimit të merrte formë të prerë.
Në seancën gjyqësore, Llalla nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.
/rtsh.al/
Teilen: