Monday, 16. November 2026
Sport

Gruda starton edhe ndaj Holandës

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi impresionoi në debutimin e tij me Kombëtaren e Gjermanisë, Brajan Gruda pritet të jetë startues edhe në duelin kundër Holandës.

Gruda debutoi ditë më parë te Gjermania, duke shënuar një gol në fitoren 3:1 ndaj Serbisë dhe duke luajtur gjatë tërë ndeshjes.

Vet selektori i Gjermanisë, Juergen Klopp ka pranuar se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e shqiptarit 22-vjeçar dhe ka pranuar se ai pritet të luajë prej minutës së parë edhe ndaj Holandës.

Ndërkohë, Gruda që është pjesë e Leipzigut, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me ndeshjen e tij të parë te Gjermania dhe se është i gatshëm për një paraqitje tjetër të mirë me Holandën.

Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës, luhet sonte nga ora 20:45 në Berlin dhe i takon Grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Gjermania, aktualisht është e treta në grup me 8 pikë, sa i ka edhe Greqia në pozitën e dytë kurse grupit i prinë Holanda me 11 pikë të mbledhura.

Teilen: