Monday, 16. November 2026
Sport

Arbitër nga Letonia për duelin Irlandë – Kosovë

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

Arbitri nga Letonia, Edgars Malcevs do të jetë kryesori në ndeshjen ndërmjet Irlandës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

UEFA ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjes, e cila luhet të martën mbrëma në Dublin dhe i takon xhiros së fundit të Grupit B3.

Malcevs si arbitër kryesor do të asistohet nga ndihmësit e tij, Martins Svipsts e Deniss Shevcenko kurse gjyqtar i katërt do të jetë Aleksandr Anufrijevs.

Gjyqtar kryesor në dhomën e VAR-it, do të jetë Piotr Lasyk nga Polonia kurse ndihmës i tij apo në AVAR, është caktuar Andrejs Gluhovs nga Letonia.

Ndeshja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, është përcaktuese për vendin e dytë në grup, të cilin aktualisht e mbajnë “Dardanët” me 6 pikë të tubuara, një më shumë se irlandezët.

Teilen: