Në muajin maj të këtij viti, në krye të Kombëtares së Shqipërisë, u emërua italiani Rolando Maran, i cili zëvendësoi brazilianin Sylvinho.
Maran mori drejtimin e Shqipërisë menjëherë pas zhgënjimit në “play-off” të Botërorit 2026 dhe detyra e tij si selektor i ri nuk ishte aspak e lehtë apo e thjeshtë.
Në të vërtetë, italianit Maran iu bë me dije nga drejtuesit e FSHF-së, objektivin e parë që ishte fitimi i grupit në Ligën e Kombeve, të cilin edhe ia vendosën në kontratë.
Ndërkohë, Maran e arriti këtë objektiv në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar Grupin C1 për t’ia siguruar Shqipërisë pjesëmarrjen në ligën B në sezonin e ri.
Në 6 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria regjistroi 5 fitore dhe Maran në sezonin aktual të Ligës së Kombeve, vendosi disa rekorde me kuqezinjtë.
Është hera e parë që Shqipëria fitoi 5 ndeshje në grup dhe po ashtu që grumbulloi 15 pikë në këtë garë, ndërsa realizoi 12 gola dhe pranoi vetëm 3.