Monday, 16. November 2026
Sport

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

23 persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës, pasi gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, protestuesit nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për të liruar rrugën dhe për të mos penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh.

Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 115 mijë lekë.

/rtsh.al/

Teilen: