Monday, 16. November 2026
Sport

Irlanda beson në fitore kundër Kosovës

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

Te Irlanda ka optimizëm se mund ta mposhtin Kosovën në ndeshjen e fundit të Grupit B3, duke përfunduar në pozitën e dytë për të siguruar play-offin për promovim në ligën A të Ligës së Kombeve.

Aktualisht, Holanda është e treta me 5 pikë, një më pak se Kosova që zë vendin e dytë, i cili gjithashtu garanton edhe vendosjen në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve për Euro 2028.

Ndeshja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Dublin kurse irlandezëve pritet t’iu mungojë kapiteni Nathan Collins për shkak të lëndimit.

Selektori i Irlandës, Heimir Hallgrimsson ka insistuar se paraqitja e ekipit të tij në humbjen ndaj Austrisë të shtunën e shkuar, do të jetë e mjaftueshme për ta mposhtur Kosovën dhe për ta regjistruar fitoren e dytë në grup.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Irlandës, e luajtur në Prishtinë pati përfunduar me fitoren 1:0 në favor të “Dardanëve”.

Teilen: