Në prag të ndeshjes ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), së bashku me delegacionin kosovar, është pritur në Dublin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës, Paul Cooke.
Delegacioni i FFK-së, së bashku me delegaten e UEFA-s nga Greqia, Ana Kapasoglou, mori pjesë në darkën tradicionale të organizuar nga nikoqirët irlandezë.
Gjatë këtij takimi, u zhvilluan biseda për futbollin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy federatave.
Presidenti i FFK-së e falënderoi Cooke për mikpritjen dhe respektin, si dhe për mbështetjen që Irlanda i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Nga ana tjetër, Cooke vlerësoi punën dhe sukseset e Kosovës gjatë dekadës së anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, një ditë para përballjes së rëndësishme mes Irlandës dhe Kosovës. /Lajmi.net/
Teilen: