Një sasi kanabisi është zbuluar në një prej qelive të burgut të Fierit, gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë në disa sektorë të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas informacioneve, lënda narkotike e llojit kanabis u gjet në një qese të ambalazhuar, në qelinë e të dënuarit me inicialet L.K., nga Vlora.
Ky i fundit është dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktualisht i kanë mbetur edhe 6 vite e 4 muaj për të shlyer nga dënimi.
Nuk është hera e parë që kontrollet e befasishme në burgun e Fierit zbulojnë sende të ndaluara. Në raste të mëparshme, gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona celularë dhe pije alkoolike.
/rtsh.al/
Teilen: