Wednesday, 18. November 2026
Sport

​Mblidhen federatat sportive, kjo është tema që do të diskutohet

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federatat sportive të Kosovës do të mbajnë sonte një takim të përbashkët në Prishtinë, ku në fokus do të jenë problemet financiare dhe vonesat në realizimin e mjeteve të parapara për funksionimin e tyre.

Takimi është caktuar të mbahet në ora 18:00, në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe përfaqësuesve të federatave sportive.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i situatës aktuale të financimit të sportit në Kosovë, duke marrë parasysh vonesat e vazhdueshme në ekzekutimin e mjeteve financiare dhe vështirësitë që ato po shkaktojnë në funksionimin e federatave.

Në takim janë ftuar edhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit.

Ndërkohë, KosovaPress ka mësuar se në këtë takim do të marrë pjesë edhe Fidan Shatri nga Agjencia e Sportit.

Pritet që gjatë takimit të diskutohet për gjendjen financiare të federatave, raportet me institucionet përgjegjëse dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me realizimin e mjeteve financiare të parapara për sportin kosovar.

 

Teilen: