Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar e treta në Grupin B3.
Kosova tuboi gjashtë pikë në po aq ndeshje të luajtura, duke regjistruar një fitore, tri barazime dhe dy humbje.
Megjithatë, mbrojtsi Ilir Krasniqi që ka qenë i pazëvendësueshëm në të gjitha ndeshjet e grupit, është pika më e ndritur e “Dardanëve”.
Ai është ndër mbrojtësit më efektiv të Ligës së Kombeve, bazuar në statistikat e publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s.
Krasniqi është i pari në listën e ndërhyrjeve, me 20 ndërhyrje të sakta kurse i dyti në listën e topave të rikuperuar, me 19 topa të rikuperuar.
Mbrojtësi 26-vjeçar prej fillimit të këtij viti bën karrierë në Ukrainë dhe është pjesë e skuadrës Polissya Zhytomyr.