Napoli kërkon rreth 7 milionë euro për ta lënë të lirë Kevin De Bruynen në janar, pas interesimit konkret nga PSV Eindhoven.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi holandez fillimisht pyeti për opsionin e vazhdimit të kontratës në qershor e më pas ofroi rreth 2 milionë euro për 35-vjeçarin, shifër e refuzuar menjëherë nga italianët.
Ndonëse trajneri Massimiliano Allegri, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori Giovanni Manna duan ta mbajnë, Napoli është i hapur të negociojë për 7 milionë euro nëse vetë lojtari kërkon të rikthehet më afër vendlindjes pavarësisht se atij i takojnë edhe rreth 3 milionë euro paga për gjashtë muajt e ardhshëm dhe 2.5 milionë euro bonus bruto.
Duke llogaritur edhe mundësinë e kalimit të Andre-Frank Zambo Anguissas te Marseille, Manna po monitoron zëvendësuesit e mundshëm: dy 22-vjeçarët që luajnë në Francë, Mamadou Coulibaly dhe Lamine Camara, si dhe mesfushorin e PSV-së, Sven Mijnans (26). Vendimi i De Bruynes pritet të jetë përcaktues për planet e Napolit në këtë afat kalimtar.