Thursday, 19. November 2026
Sport

Milani gati të shpenzojë 70 MILIONË EURO për yllin e madh, por merr një përgjigje që nuk e priste askush

GS 19/11/2026 2 Min. Lesezeit

AC Milan ka marrë një sinjal negativ në tentativën për transferimin e Endrick, pasi vetë sulmuesi brazilian ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën te Real Madridi.

Sipas raportimeve të fundit nga TNT Sports Brazil, Milani po përgatitej të bënte një ofertë konkrete për transferimin e Endrick. Klubi italian thuhet se e ka përjashtuar mundësinë e huazimit dhe po shqyrton një transferim të përhershëm.

Madje, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, raportohet se është i gatshëm të miratojë një ofertë prej 60 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse, në përpjekje për ta bindur Real Madridin të heqë dorë nga talenti brazilian, transmeton ORAinfo.

Megjithatë, deklaratat e fundit të futbollistit nuk janë aspak inkurajuese për kuqezinjtë.

Endrick, 20-vjeçar, realizoi një gol në fitoren bindëse 7-0 të Brazilit në ndeshjen miqësore ndaj Singaporit. Kjo fitore i mundësoi Brazilit ta mbyllte vitin kalendarik në mënyrën më të mirë, nën drejtimin e ish-trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Palmeirasit foli për mediat dhe mohoi se është i pakënaqur me mungesën e minutave dhe aktivizimeve si titullar te Real Madridi.

“Jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj Real Madridin, klubin më të madh në botë. Shpresoj të mund ta kaloj gjithë jetën time aty, për ta ndihmuar Realin dhe bashkëlojtarët e mi”, deklaroi Endrick.

Ai foli gjithashtu për fitoren ndaj Singaporit, duke e cilësuar si një ndeshje të rëndësishme për përfaqësuesen braziliane.

“Ishte një ndeshje e mirë. E dinim se çfarë lloj sfide na priste dhe ishte shumë e rëndësishme ta mbyllnim vitin me fitore. Arritëm të zbatonim atë që kishim përgatitur dhe tani duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, përfundoi braziliani.

Kështu, Milani përballet me një pengesë të rëndësishme në garën për Endrick. Pavarësisht interesimit dhe gatishmërisë për të investuar deri në 70 milionë euro, dëshira e sulmuesit për të qëndruar në Madrid mund ta komplikojë ndjeshëm transferimin e tij në San Siro. /ORAinfo/

⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: