Thursday, 26. November 2026
Sport

Monitorim intensiv në qarkun e Korçës, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave

GS 21/11/2026 2 Min. Lesezeit

Policia Rrugore e Korçës ka vijuar monitorimin intensiv në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, autoritetet kanë konstatuar një sërë shkeljesh dhe kanë ndërmarrë masa ligjore ndaj shkelësve.

Gjatë kësaj periudhe, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë bërë të mundur arrestimin e 5 shtetasve, ku “4 shtetas janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dhe 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në kuadër të masave administrative për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore bën me dije se “janë vendosur gjithsej 1149 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”. Mes shkeljeve më të shpeshta të evidentuara spikasin:

  • 271 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
  • 229 masa për parakalime të gabuara;
  • 59 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
  • 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
  • 17 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 7 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
  • 7 masa për xhama të errësuar;
  • 482 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Në përfundim të njoftimit, Policia Rrugore e Korçës thekson se “kontrollet do të vijojnë duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”. Njëkohësisht, ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112.

    /rtsh.al/

     

Teilen: