Sunday, 22. November 2026
Sport

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në shëndetësi, Spahiu: Të forcojmë shërbimet spitalore në të dyja anët e kufirit

GS 22/11/2026 3 Min. Lesezeit

Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, rritja e kapaciteteve spitalore dhe lehtësimi i aksesit në shërbime të specializuara ishin në fokus të vizitës së parë zyrtare jashtë vendit të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.

Ministrja Spahiu zgjodhi Kosovën, konkretisht Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku u prit nga homologu i saj, Arben Vitia, si dhe nga personeli mjekësor i këtij institucioni.

Gjatë takimit, Spahiu vlerësoi bashkëpunimin ekzistues mes spitaleve të dy vendeve, duke theksuar se qytetarët e Kukësit dhe Hasit përfitojnë shërbime shëndetësore në spitalet e Gjakovës, Prizrenit dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo nënvizoi nevojën për të forcuar kapacitetet edhe në Shqipëri, duke përmendur si shembull shërbimin e dializës në Spitalin e Kukësit, në mënyrë që pacientët nga Kosova të mund të marrin trajtim edhe në këtë institucion.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes së strukturave shëndetësore për sezonin veror, kur rritet numri i qytetarëve të Kosovës që vizitojnë Shqipërinë dhe mund të kenë nevojë për shërbime mjekësore.

“Unë kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit. Kam parë aty nevojat që ato kanë, dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, që ju keni realizuar që ato shërbimet e munguara që janë atje të merren në mënyrë të përkryer në spitalin e Gjakovës, të Prizrenit dhe në spitalin universitar të Prishtinës dhe ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas. Ne e dimë qw vizitat tuaja intensifikohen gjatë periudhës së verës dhe ne duhet të jemi më të vëmendshme për shërbimet që mund të kërkojnë pacientët dhe qytetarët e Kosovës kur vijnë në Shqipëri’, u shpreh ministrja Spahiu.

Nga ana e tij, Ministri Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, u shpreh se synimi është që bashkëpunimi të konkretizohet përmes marrëveshjeve të reja.

“Pres me padurim që përtej pjesës së shërbimeve të kemi edhe marrëveshje konkrete në të cilat u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë dhe të punojmë në to, në mënyrë që këto marrëveshje t’u shërbejnë sa më mirë qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit”, u shpreh ministri Vitia.

/rtsh.al/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: