Monday, 23. November 2026
Sport

Trabzonspori cakton çmimin për Muçin

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Paraqitjet e mira të Ernest Muçit te Trabzonspori kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera evropiane, të cilat po synojnë transferimin e tij.

Në fakt, po raportohet se ekipi nga Serie A, Roma ka kohë që po vëzhgon Muçin pasi po e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Është trajneri Gianpiero Gasperini, ai që po kërkon transferimin e Muçit në afatin kalimtar të janarit dhe Roma po bën gati ofertën për kartonin e tij.

Megjithatë, te Trabzonspori kanë ndërmarrë masa në lidhje me këtë dhe tashmë kanë caktuar çmimin për Muçin, duke kërkuar të paktën 20 milionë euro për lirimin e tij.

Muçi ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2029 kurse në sezonin aktual ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 7 asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Para Trabzonsporit, Muçi në Turqi ka bërë karrierë edhe te Beshiktashi, ekip të cilit iu pat bashkuar nga Legia e Varshavës.

⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: