Ish-mesfushori i Napolit dhe Juventusit, Massimo Mauro, komentoi në “Radio Anch’io Sport” temat kryesore të Serie A.
Për Juventusin dhe fitoren 4-0 ndaj Venezias: “Është një fitore e rëndësishme, sepse do të ishte dramatike të mos fitonte. Sidoqoftë për objektivin Champions nuk ndryshon shumë. Cilësia e lojës ishte e dobët. Juventusit i mungon loja e nivelit të Champions-it. Lojtarët nuk dinë çfarë të bëjnë me topin në këmbë”.
Për Pio Espositon: “Më në fund një i ri italian që luan në një klub të madh, lufton për vendin e titullarit dhe e vë trajnerin në vështirësi pozitive. Kombëtarja përfiton prej tij. Nuk është ende shumë i fortë teknikisht dhe duhet të mësojë t’i zgjidhë vetë aksionet sulmuese, por ka kohë të përmirësohet. Fatkeqësisht, kemi pak lojtarë si ai”.
Për Romën në garën për titull: “Nëse Dybala qëndron i shëndetshëm, Roma mund të luftojë deri në fund për titullin. Ka ekuilibër dhe një mbrojtje të jashtëzakonshme”.
Për Milanin: “A mund të luftojë për titull? Duhet të largohet nga ‘Europa League’. Nuk është një qasje që i shkon një klubi të madh, por Milani nuk e ka organikën për të konkurruar në dy fronte”.
Mauro vlerësoi gjithashtu punën e Lazios, ndërsa për garën Malagò-Galliani për drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit, mbështeti punën e deritanishme të Malagòs.