Monday, 23. November 2026
Sport

Behrami kritikon ashpër Spence: U paraqit si yll i Hollywood-it

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka kritikuar ashpër mbrojtësin Djed Spence pas barazimit 4-4 ndaj Atalantës.

Behrami, i cili aktualisht është analist në televizionin sportiv DAZN, ka komentuar paraqitjen e futbollistit anglez, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën se si ai është paraqitur në futbollin italian.

“Spence është një lojtar ndihmës, por është paraqitur sikur të ishte ylli që të gjithë po e prisnin. Më është dukur si një aktor i Hollywood-it. Këtu nuk jemi në NBA, ku argëtimi ka më shumë rëndësi sesa rezultati”, deklaroi Behrami.

Megjithatë, ish-mesfushori pranoi se Spence ka shfaqur përmirësime në ndeshjet e fundit dhe se po rikthehet në rrugën e duhur.

Sipas Behramit, mbrojtësi anglez duhet ta dëshmojë në fushë nivelin që pretendon se e ka.

Teilen: