Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi mbetet në dyshim kanë raportuar të hënën mediumet në Turqi.
Amedspori në xhiron e fundit u mposht në shtëpi nga Rizespori, ndeshje në të cilën ishte startues Krasniqi por që u detyrua të largohet pas pjesës së parë shkaku i lëndimit.
Për shkak të këtij lëndimi, Krasniqi është në dyshim për duelin e së shtunës kundër Gaziantepit, në të cilin është konfirmuar mungesa e Dellovës.
Dellova mungoi edhe ndaj Rizesporit pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi derisa situata e Krasniqit do të monitorohet nga stafi i mjekëve të klubit.
Përkundër humbjes, e cila është e treta këtë sezon për Amedsporin, ekipi që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi zë vendin e katërt në tabelë me 23 pikë të mbledhura.