Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI).
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në këtë stërvitje, krahas trupave shqiptare, u angazhuan edhe efektivë nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia.
Sipas Nufit, pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e gatishmërisë për të vepruar në koordinim me aleatët dhe partnerët.
“Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, pohoi Nufi.
Nufi tha se “pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në Clever Ferret 2026 është dëshmi e profesionalizmit, përgatitjes dhe angazhimit të tyre për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
/rtsh.al/