Tuesday, 24. November 2026
Sport

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Dita e sotme, (24 nëntor), pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale dhe maksimale do të regjistrojnë vlera të ndryshme sipas zonave.

Në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 6 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta nga 3 deri në 14 gradë Celsius.

Në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Sa i përket erës, ajo parashikohet të fryjë me drejtim të ndryshueshëm, me shpejtësi të lehtë deri mesatare.

/rtsh.al/

Teilen: