Tuesday, 24. November 2026
Sport

​A do të ndryshojë organizimi i sportit në Kosovë? MSR harton 12 akte të reja

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) është duke hartuar 12 akte nënligjore, përmes të cilave synon avancimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e sportit në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, këto akte adresojnë çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e federatave dhe klubeve sportive, stimulimin financiar dhe shpërblimin e sportistëve, sponsorizimin dhe ushtrimin e veprimtarive sportive.

Po ashtu, në kuadër të këtij procesi parashihet rregullimi i kompensimit të kontributdhënësve në sport, inspektimit dhe qeverisjes së mirë sportive.

Përmes hartimit të këtyre akteve, MSR synon vendosjen e standardeve më të qarta për organizimin dhe funksionimin e sportit, si dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qëndrueshëm në vend.

 

Teilen: