Tuesday, 24. November 2026
Sport

Vojvoda beson në kthimin e fuqishëm të Udineses

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda beson se Udinese shumë shpejt do të rikthehet te fitoret në Serie A pas pikës së fituar ndaj Bolognas.

Udinese barazoi 1:1 me Bolognan dhe sipas Vojvodës, kjo do të jetë një pikë e kthese për ekipin që aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë.

Skuadra e Udineses nuk di për fitore në kampionat në dhjetë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar dy barazime karshi tetë humbjeve dhe ka vetëm gjashtë pikë.

Fitorja e fundit e Udineses daton më 29 shtator në udhëtim kundër Monzas kurse duelin e radhës e luan në shtëpi me Fiorentinan.

“Ekipi, dhe në fakt i gjithë klubi, kishin nevojë për këtë pikë që pas kaq shumë humbjesh është si një fitore për ne”, ka thënë ndër të tjera Vojvoda.

Vojvoda para fillimit të këtij sezoni u transferua nga Como tek Udinese, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028 dhe ka regjistruar 12 paraqitje në Serie A.

Teilen: