Përkundër paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit dhe lavdeve të trajnerit Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te skuadra e Juventusit mbetet e pasigurt dhe paqartë.
Te Juventusi kanë marrë vendim se do të shqyrtojnë të gjitha ofertat për Zhegrovën në janar pasi një lojtar krahu pritet të largohet nga klubi.
Zhegrova për herë të parë në dy vjet te Juventusi, vikendin e shkuar luajti një ndeshje të plotë në Serie A, ku asistoi në fitoren 4:0 ndaj Frosinones.
“Ai po luan më mirë, është përgatitur mirë gjatë verës dhe ka fituar terren në hierarkinë dhe dukshmërinë e Spalletit. Vendimet do të merren në janar dhe nuk ka vendim të prerë, ndonëse ofertat e mundshme do të vlerësohen”, ka shkruar “Corriere dello Sport” për Zhegrovën.
Kartoni i Zhegrovës vlerësohet rreth 15 milionë euro kurse ai ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin, ekip për të cilin këtë sezon ka 2 gola e 3 asistime në kampionat.