Tuesday, 24. November 2026
Sport

Milani përgatit lëvizjen e madhe, Romano zbulon prapaskenat – dhjetori do të jetë vendimtar

GS 24/11/2026 2 Min. Lesezeit

Markus Krösche pritet të marrë drejtimin e futbollit te Milani, ndërsa Gerry Cardinale do të mbetet i përfshirë drejtpërdrejt në vendimet e klubit, përfshirë merkaton.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se Milani ka arritur marrëveshje me Kröschen, i cili pritet të nisë punën që në fillim të dhjetorit, në kohë për merkaton e janarit.

Sipas Romano-s, Milani do t’i paguajë Eintracht Frankfurtit 4 milionë euro kompensim për ta liruar drejtuesin gjerman, ndërsa gjithçka është gati për njoftimin zyrtar, transmeton ORAinfo.

Krösche do të marrë përgjegjësinë për merkaton e kuqezinjve, por nuk do të veprojë i vetëm. Në këtë proces do të jetë i përfshirë edhe pronari Gerry Cardinale, së bashku me Ruben Amorimin dhe grupin drejtues të klubit.

Cardinale, sipas Romano-s, ka ripërsëritur qëndrimin se Milani, kur garon për një futbollist, e bën këtë për ta fituar garën dhe jo vetëm për të marrë pjesë.

Ardhja e Krösche shihet si një tjetër sinjal i ambicieve të Milanit për të ndërtuar një projekt më të fortë dhe për të qenë protagonist në tregun e transferimeve. /ORAinfo/

Teilen: