Thursday, 26. November 2026
Sport

GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit në dosjen Meta-Kryemadhi, rrëzohet kërkesa e SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit

GS 26/11/2026 1 Min. Lesezeit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Për Fatime Kryemadhin, mamanë e Monika Kryemadhit, gjykata ka caktuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 5 vite dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Për Ema Çokun, GJKKO caktoi dënimin me 2 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit e 4 muaj. Edhe ky dënim u konvertua në shërbim prove, për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, Pirro Xhixho u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit. Për të u vendos edhe heqja e masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i GJKKO-së lidhet me pasurinë e Fatime Kryemadhit. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për konfiskimin e vilës së saj.

/rtsh.al/

Teilen: