Friday, 27. November 2026
Sport

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

GS 27/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së Rizesporit.

Rizespori të premten mbrëma e mposhti Kasimpashan në shtëpi me rezultatin 3:2, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë.

Laçi realizoi për 1:0 në minutën e 22-të.

30-vjeçari Laçi luajti deri në minutën e 86-të dhe ishte më i dalluari në fushë.

Për Laçin ishte goli i katërt këtë edicion në 13 ndeshjet e zhvilluara. Ka edhe një asistim.

Rizespori e zë vendin e nëntë me 20 pikë. Tre pikë më shumë ka Kasimpasha në pozitën e pestë.

⚽️🇦🇱 Goli i Qazim Laçi ndaj Kasimpasa

👏 4 gola e 1 asistim këtë sezon në ligen turke me Rizespor https://t.co/g8La1CnrTz

— AlbanianScout (@albanianscout) November 27, 2026

Teilen: