Saturday, 28. November 2026
Sport

Mourinho shkatërron renditjen e favoritëve të inteligjencës artificiale

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i minimizoi parashikimet për shanset e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të premten gjatë konferencës së tij për shtyp përpara ndeshjes së La Ligas kundër Alaves në Bernabeu.

Mourinho këmbënguli që gara evropiane varet nga detajet edhe përkundër nisjes perfektë të sezonit 2026/27 në Ligën e Kampionëve

“Liga e Kampionëve ka të bëjë me detajet. Shikoni Bayernin, i cili humbi Kane; shikoni PSG-në… Mund të arrish në ndeshje vendimtare pa lojtarë kyç”.

Henry mahnitet nga Real Madridi i Mourinhos: Janë pretendentë për Ligën e Kampionëve

“Disa njerëz thonë se ne jemi kandidatë, dhe pastaj është superkompjuteri i inteligjencës artificiale… i cili është i pavlerë”, ka thënë Mourinho.

Ndryshe, Real Madridi kryeson fazën e ligës me 15 pikë pas pesë fitoreve në pesë ndeshje. Megjithatë, superkompjuteri i Opta-s i vendos ata si favoritin e pestë për titullin me një shans prej 10.69%, duke mbetur pas Arsenalit, Bayernit, Barcelonës dhe PSG-së.

⚽
Champions LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Ligue 1Rezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: