Saturday, 28. November 2026
Sport

Dita e Pavarësisë, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit uron Shqipërinë, 25 vite partneritet me Forcat e Armatosura

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Garda Kombëtare e Nju-Xhersit (New Jersey) ka përcjellë një urim për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar gjithashtu partneritetin 25-vjeçar me Forcat tona të Armatosura.

Në një mesazh, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit thekson se bashkëpunimi mes dy forcave ka kontribuar në forcimin e gatishmërisë ushtarake, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme përmes Programit të Partneritetit Shtetëror.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë partnerëve tanë shqiptarë!”, thuhet në urimin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit.

Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë, ndërsa bashkëpunimi mes Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit dhe Forcave të Armatosu

/rtsh.al/

Teilen: