Sunday, 29. November 2026
Sport

Edi Rama uron qytetarët për 82-vjetorin e Çlirimit të vendit 

GS 29/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”, kreu i qeverisë uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor të shënuar.

“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij publik.

Ky urim vjen në kuadër të kremtimeve për 82-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, ngjarje historike e shënuar më 29 nëntor 1944, ditë në të cilën do të zhvillohen edhe ceremonitë zyrtare të homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë.

/rtsh.al/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: