Friday, 13. February 2026
Sport

Interi përsëri në finalen e Champions pas 13 vitesh, ja bilanci në precedentët e të kaluarës

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Interi ka eliminuar Milanin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe tashmë do të nisë përgatitjet për të shkuar në Stamboll, ku do të ndeshet me njërin mes Mançester Sitit dhe Real Madrid.lautaro

Për zikaltrit, kjo është hera e 6 që arrin në këtë pikë të turneut, teksa e ka fituar 3 herë turneun në 5 edicionet ku ka qenë në finale. Një prej kundërshtarëve është një rival potencial edhe këtë radhë, Real Madrid.

BILANCI

Kupa e Kampioneve 1963/64: Inter – Real Madrid 3-1

Kupa e Kampioneve 1964/65: Inter – Benfika 1-0

Kupa e Kampioneve 1966/67: Sëlltik – Inter 2-1

Kupa e Kampioneve 1971/72: Ajaks – Inter 2-0

Liga e Kampioneve 2009/10: Inter – Bajern Mynih 2-0

PANORAMASPORT.AL


Teilen: