Friday, 13. February 2026
Sport

Askush si Interi në historinë e Ligës së Kampioneve, zikaltrit thyen një “mallkim”

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Interi ka thyer një mallkim të mirëfilltë në Ligën e Kampioneve duke siguruar finalen e këtij edicioni. Skuadra zikaltër ka bërë atë që nuk ia kishe dalë asnjë ekip tjetër ta realizonte në historinë e turneut.interi

Ekipi i drejtuar nga Inzagi e nisi aktivitetin në fazën e grupeve, duke humbur në shtëpi ndeshjen e parë, ndaj Bajernit të Mynihut me shifrat 2-0. Por përkundër çdo parashikimi, ekipi ia doli që të kalonte grupin ku ishte e pranishëm edhe Barcelona, për të vazhduar më tej në turne, derisa arriti në finale.

Kështu, u bë skuadra e parë në histori që arriti në ndeshjen e fundit të aktivitetit, edhe pse kishte humbur të parën në shtëpinë e vet.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: