Superliga e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 33 të këtij sezoni.
Katër ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ndërsa ndeshja e fundit luhet me fillim nga ora 18:30, raporton KosovaPress.
Ndeshje interesante do të jetë ajo në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku skuadra e Vllaznisë e pret në shtëpi Teutën, me të dy skuadrat që i ndanë vetëm një pikë në tabelë.
Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te stadiumi “Air Albania” ku do të zhvillohet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadra këto që po luftojnë kokë më kokë për titullin e kampionit.
Tirana aktualisht është lider i tabelës me 59 pikë të arkëtuara, do sosh më shumë se vendi i dytë dhe kundërshtari i sotëm, Partizani.
Ndeshjet e sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
15:00 Erzeni – Bylis
15:00 Kastrioti – Egnatia
15:00 Kukësi – Laçi
15:00 Vllaznia – Teuta
18:30 Tirana – Partizani