Rodri u largua duke çaluar nga fusha në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, por Pep Guardiola konfirmoi se mesfushori spanjoll do të jetë gati për ndeshjen e sotme kundër Realit.
Trajneri i Mançester Sitit tha se edhe autori i golit në “Bernabeu”, Kevin de Bryjne është stërvitur normalisht dhe është 100% gati, por vazhdon të mungojë Natan Ake, i cili nuk ka qenë në dispozicion të Sitit në tri ndeshjet e fundit.
Karlo Ançeloti nuk pritet që të bëjë ndryshime në formacion nga ndeshja e një jave më parë në “Etihad”.
Edhe Kamavinga, i cili ishte në dyshim pas një goditjeje që mori në gju në ndeshjen e fundit, është gati. Ndërsa ndaj Getafes ai kurseu Benzemanë, Rodrigon dhe Alabën.
Rydiger e markoi shumë mirë Halandin në “Bernabeu” dhe pritet të jetë sërish në qendër Reali të mbrojtjes, por italiani nuk e konfirmoi.
PANORAMASPORT.AL