Ivan Toney, një nga sulmuesit më të mirë që ka liga angleze, është pezulluar me tetë muaj jashtë fushave pasi ka pranuar se ka qenë i përfshirë në baste sportive.
Toney, sulmuesi i Brentford, është akuzuar nëntorin e kaluar nga federata për 232 shkelje midisi viteve 2017 dhe 2021 dhe muajin tjetër ai u akuzua edhe për 30 shkelje të tjera. Anglezi e ka pranuar fajin për një pjesë të madhe të akuzave. Ai gjithashtu do të paguajë edhe një gjobë prej 50 mijë paund në lidhje me këtë situatë.
Pezullimi i tij filloi menjëherë, por 27 vjeçari mund të kthehet në stërvitje me skuadrën më 17 shtator. Ai nuk do të jetë në gjendje të luaj deri më 17 janar të vitit 2024. Toney është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të Premier League, ku këtë sezon për Brentford ka luajtur 35 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 5 herë./h.ll/abcnews.al