Interi dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.
Gjiganti italian kaloi në finale pasi eliminoi rivalin lokal, Milanin, kurse Manchester City e shpartalloi Real Madridin pas dy ndeshjeve me rezultat 5-1.
Pas ndeshjes, trajneri i Cityt, Pep Guardiola komplimentoi lojtarët e tij edhe pse pranoi se kishte frikë se mund të ndikoheshin nga ajo që ndodhi vitin e kaluar.
“Kisha ndjesinë se kishim dhimbjen e asaj që ndodhi vitin e kaluar, dhe sot. Kur dikush thotë se këtyre lojtarëve u mungon karakteri, mendoj se gjatë vitit kemi treguar se sa i veçantë është ky grup. Më duhet t’i përgëzoj të gjithë, nga presidenti e deri te personi i fundit. Ne punojmë me një qëllim të vërtetë, dhe tani jemi atje. Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira të Manchester Cityt, ne thjesht duhet të fitojmë duke u përpjekur të jemi vetvetja.”, tha Guardiola.
Spanjoli më pas foli edhe për finalen kundër Interit duke thënë se përballja me një skuadër italiane në finale nuk mund të jetë kurrë e lehtë.
“Interi? Një finale kundër një ekipi italian nuk është ndeshja më e mirë që mund të bëni. Duhet të përgatitemi mendërisht për këtë finale dhe do të kemi kohë për të ”, theksoi ai.