Friday, 13. February 2026
Sport

E thotë legjenda e futbollit, Buffon: Onana dhe Maignan në listën e 5 portierëve më të mirë në botë

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Gigi Buffon ka folur edhe për performancën e portierëve të Interit dhe Milanit, Andre Onana dhe Mike Maignan.

“Maginan nuk është befasi, ai tashmë e ka treguar që në sezonin e kaluar se çfarë është në gjendje të bëjë. Onana u fut bindshëm si titullar duke treguar personalitet dhe shpatulla të gjëra për të konkurruar një portier si Handanovic.

Unë mendoj pa problem fare se ata të dy janë në renditjen e 5 portierëve më të mirë në botë”, është shprehur portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë, Buffon./h.ll/abcnews.al

Teilen: