Friday, 13. February 2026
Sport

Vera do të gjejë Igli Taren me valixhe në duar, drejtori sportiv i Lazios drejt largimit

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Igli Tare dhe Lazio do të ndajnë rrugën gjatë merkatos së kësaj vere.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv shqiptar duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti në fund të sezonit.

Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar.

Shkak thuhet se janë bërë edhe disa përplasje verbale me trajnerin e “shqiponjave”, Sarri, për çështje të merkatos. Tare ka qenë një nga më të rëndësishmit e Lazios ndër vite, duke e ndihmuar klubin me lojtarë të talentuar. Frankfurt dhe Hoffenheim në Gjermani po mendojnë për të, po ashtu dhe Juventus në Itali e ka vlerësuar si alternativë./ h.ll/abcnews.al

 

Teilen: