Milan po synon që të përforcojë repartin e sulmit për edicionin e ardhshëm .
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane,rossonerët janë në kërkim të sulmuesit të Liverpoolit i cili është në fund të kontratës së tij me klubin e Premierligës, dhe një tjetër emër që mbetet i gjallë është ai i Alvaro Morata-s, një tjetër sulmues me përvojë që e njeh mirë futbollin italian dhe kontrata e tij me Atletico Madrid skadon në vitin 2024 që do të thotë se tarifa e transferimit nuk është shumë e lartë.
Përndryshe Olivier Giroud ka rinovuar kontratën me 19 herë kampionët e Italisë, por francezi do të mbushë 37 vjeç këtë vit, ndërsa Ante Rebic dhe Divock Origi nuk i kanë përmbushur pritjet dhe mund të largohen, ndërsa Ibrahimovic tani është 41 vjeç dhe duket i destinuar ose të pensionohet ose të largohet.
Kujtojmë që Milan është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,si dhe është në rrezik për tu mos kualifikohet në edicionin e ardhshëm të kësaj gare.